MP - Lejeqendrimi per te gjithe!
leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Lejeqendrimi per te gjithe!

Ka qene nje dite e jashtezakonshme ajo e te shtunes 27 mars qe ka sjelle qindra emigrante e shoqata qe te mobilizohen, nepermjet nje platforme te perbashket, ne shume qytete te ndryshme te veriut te Italise e jo vetem.
Jeta e emigrantit ka qene gjithnje shume e veshtire por sot, me ligjin Bossi Fini ka marre aspekte dramatike e te tmerrshme. Te vene ne pritje per nje lejeqendrimi, qe do te thote jo libreze shendetsore e as udhetime per t’u kthyer ne shtepi, rradha te gjata dite e nate perpara kuesturave, mohime qe lidhen me para 10 vjetesh, lejeqendrime qe zgjasin sipas afatit te kontrates, do te thote pak muaj. Personeli i kuesturave e zyrave te punes eshte ne kolaps por qeveria jep financime vetem per krijimin e qendrave te reja te denimit e per imbarkimin e emigranteve ne avione per t’u debuar.Komunitete te emigranteve e shoqatat kane promovuar njekohesisht iniciativa ne Goricia, Torino, Trevizo, Monfalkone, Venecia, Bresha e Bergamo, por edhe ne Bolonja, Livorno e Katania.

Jane te ndryshme realitetet qe jane vene ne rrjet per te mbeshtetur e per t’i dhene me shume force emigranteve lidhur me te drejtat njerezore e me shume dinjitet per te gjithe.
Kortezhe, takime me perfaqesues te kuesturave per te kerkuar pergjigje konkrete mbi temat me me shume interes si lejeqendrimi, afate me te shkurtera per rinovim, kohezgjatje nuk duhet te jete me pak se sa nje vit etj.

[ lunedì 29 marzo 2004 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |