MP - Flukset 2006 - Duhet menjëherë një rregullim, pa dalë nga Italia!
leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Flukset 2006 - Duhet menjëherë një rregullim, pa dalë nga Italia!

Projekti “Melting Pot” ka ndërmarrë një fushatë për ti kërkuar Qeverisë modifikimin

Kohë të gjata në pritje. Mijëra persona peng të punëdhënësve, vazhdimisht në rrezik përzënie, që duhet të kthehen në mënyrë klandestine në vendin e tyre.
U duhet dhënë mundësia punëtorëve emigrantë për të cilët është paraqitur kërkesa e punësimit nga jashtë shtetit, nga një punëdhënës në harkun kohor të vititt 2006, që të mund të rregullojnë situatën e tyre menjëherë e duke qëndruar në Itali, pa patur nevojë të ikin në mënyrë klandestine në vendin e tyre të origjinës.

Kjo është e mundur dhe ekziston edhe një preçedent: Dekreti i Këshillit të Ministrave i datës 16 tetor 1998 “Shtesë në dekretin ndër ministror 24 dhjetor 1997 që rregullon fluksin e hyrjeve për vitin 1998 të qytetarëve të huaj jo komunitarë”, i firmosur me 16 tetor 1998 nga presidenti i atëhershëm Prodi.
Arsyetimi i kësaj çështje:
Që situata që ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesave, për punësimin nga jashtë të punëtorëve jokomunitarë, të dërguara me 14 mars është tragjike kjo ish kuptuar me kohë.
Tani, si për të vërtetuar këtë gjë, vjen edhe kërkesa për ndihmë nga Prefektura e Bolonjës që deklaron hapur situatën emergjente: mungesë punonjësish, punë të shumta të prapambetura e të gjitha praktikat “e zakonshme” që duhen përballuar. Por situata në Bolonjë mund të jetë maja e ajsbergut e të gjithë territorit kombëtar. Në fakt për ata që kanë marrë pjesë në dekretin e fundit të flukseve për caktimin e 170 000 kuotave, ende gjithçka hesht. Zgjedhja që u bë për përdorimin e moduleve optikë dhe besimi i menaxhimit dhe dërgimit të kërkesave nga Poste Italiane S.P.A., doli një dështim. Problemet që lidhen me leximin e të dhënave janë të shumta e, si rrjedhojë, shpejtësia e ekzaminimit të praktikave është ngadalësuar dukshëm. Kur më në fund praktikat (për mbi dy muaj të bllokuara në postë) mbërrijnë në prefekturë, personeli rezulton i pamjaftueshëm për ti shqyrtuar. Në korrik, Ministria e Brendshme ka pranuar se nga dekreti i parë i flukseve “rezultojnë të përcaktuara rreth 30 mijë kërkesa”, për më shumë sezonale. Ligji parashikon që lejëqëndrimet duhen lëshuar brenda 40 ditëve, por në të vërtetë duhet pritur deri në një vit...
Ka edhe një element tjetër që do shikuar me vëmendje, para se situata të bëhet e pamenaxhueshme nga çdo administratë.
Për mbi 500 mijë kërkesa duhen shikuar.
170 mijë kërkesave të dërguara me 14 mars, tani i duhen shtuar 350 mijë të tjerat që janë vendosur nga shtesa në dekretin e flukseve që do të dalë së shpejti dhe mbi 30 mijë punëtorë sezonalë, të parashikuar nga DPKM i datës 14 korrik 2006 të publikuar në Gazetën Zyrtare me 10 gusht..
Kështu arrijmë në një total prej 520 mijë personash (pa numëruar 30 000 sezonalët), që presin autorizim.
Kjo do të thotë se brenda dy vjetësh- kjo është koha në të cilën besohet se mund të shqyrtohet një numër i tillë kërkesash- gjysëm milioni njerëz do të jenë të detyruar të dalin në mënyrë klandestine nga Italia, duke rrezikuar një ekspuls pikërisht në momentin kur duhet të marrin dokumentat. Të gjithë e dinë se supozimi se punëtori i huaj, kur punëdhënësi i bën kontratën, “është jashtë shtetit” është një mashtrim. Në fakt është në Itali dhe po punon në të zezë pikërisht për atë punëdhënës. Prandaj, në pritjen e gjatë që të mund përfundojnë instruksionet për të përcaktuar kuotën e flukseve, emigrantët e gjenë veten peng të “pronarit” të tyre. Ai mund të vendosë nëse do e ndjekë kërkesën dhe me cilat kushte. Dhe kjo është një fuqi e madhe kundër një emigranti të parregullt.
Në fakt, lejëqëndrimi aq i dëshiruar mund të merret vetëm nëse punëdhënësi, që ka paraqitur kërkesën, paraqitet pranë Sportelit Unik për të përfunduar kontratën e qëndrimit.
Për shumë probleme... një zgjidhej pa rreziqe
Problemet që sjell zgjerimi i kuotave janë të shumtë. Nëse tani, 170 mijë kërkesa kanë bllokuar zyrat kompetente, çfarë do të ndodhë nëse i shtohen edhe 350 mijë të tjera?
Kohët e pritjes janë shumë të gjata, të llogaritura në rreth dy vjet. Bëhet fjalë për një mal me punë që nuk ka të bëjë vetëm me zyrat në Itali por edhe jashtë, me konsullata dhe ambasada, në të cilat nuk është gjithnjë e lehtë të gjesh zgjidhje. 520 mijë persona duhet të dalin në mënyrë klandestine nga Italia për të tërhequr Nulla-ostën në vendet e tyre të origjinës. Kështu, pas një rradhe të zgjatur me ditë të tëra para postave italiane, punëtorët e huaj duhet të përballen me një situatë të ngjashme me konsullatat italiane jashtë vendit. Për ata që dalin nga kufijtë tokësorë të Italisë mundësitë që t’ia dalin janë më të mëdha se sa për ata që do ju duhet të marrin një anije apo avion, ku kontrollet janë më të rrepta. Dhe si pikë e fundit do konsideruar gjendja peng te punëdhënësit, ku gjenden shumë punëtorë gjatë gjithë pritjes së gjatë.
Ky realitet dramatik i pritjes, që përjetohet nga mijëra familje, ndërmarrje të mëdha e të vogla, ka dalë në pah nga historia tragjike e Iris Palacios Cruz, babysitter-ja nga Hondurasi që vdiq në Argentario për të shpëtuar fëmijën për të cilën përkujdesej.
Në atë çast, me vdekjen përballë, qenë të shumta fjalët që u thanë. Por tani ka nevojë për fakte konkrete, përndryshe do të gjendemi përballë hipokrizisë së rradhës që injoron mijëra persona në një gjendje pasigurie dhe paqëndrueshmërie deri në çastine fundit. Një zgjidhje e vërtetë do të ishtë një rregullim i përgjithshëm (sanatoria) ose vënia në rregulla e të gjithë këtyre personave pa dalë si klandestinë nga Italia. Kjo do të ishte një përgjigje e vërtetë dhe e kuptueshme, ndaj gjithë atyre njerëzve që se dinë se cila do të jetë e ardhmja e tyre, që jetojnë në kushte skllavërie në vendin tonë.
Përgatitur nga Milena Zappon, Melting Pot.
Përktheu Hekuran Koka.

[ mercoledì 25 ottobre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |