|
|
Emigrantët: shëndeti i tyre përkeqësohet në vendet pritëse
OKB ka lëshuar alarmin: shëndeti i emigrantëve përkeqësohet në vendet pritëse për shkak të kushteve mizerje në të cilat jetojnë
Të kequshqyer, të shfrytëzuar, të detyruar të punojnë në kushte të vështira, në pamundësi (edhe për shkak të klandestinitetit të tyre) për t’iu drejtuar strukturave publike për tu kuruar: kjo është panorama e egzistencës së shumë emigrantëve.
Volumi i të ardhurave që sillet rreth flukseve emigruese, qofshin ato të ligjshëm ose jo, është baraz me 230 miliardë dollarë, shifër kjo që vetëm për pak miliardë nuk është e njëjtë me atë që investohet nga qeveritë e të gjithë botës për ndihmë ndaj vendeve të varfra. Në thelb, fluksi i parave në hyrje (në formë financimesh) dhe në dalje (nën formën e investimeve të personave për të ikur nga vendi i tyre) është e njëjtë, dhe prandaj anullohet. Fluksi i personave, në të kundët, është i qëndrueshëm dhe pa ndryshim nga vendet e varfra për në vendet e pasura. Duket sikur diçka nuk shkon kur flitet për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe ekonomike që lidhen me emigracionin.
Pasoja e parë e këtij keqmenaxhimi të burimeve është që emigrantët shpesh përballen me një jetë të ndërtuar mbi vuajtje dhe kushte të këqija socio-sanitare në vendet pritëse. Edhe për këtë gjë është diskutuar në “International Migration and Development”, një takim i organizuar nga Kombet e Bashkuara që u mbajt në Nju Jork.
Dhe nuk ecën shumë më mirë për ata emigrantë që nuk janë të dëshpëruar dhe që bëjnë pjesë në shtresën e mesme shoqërore; infermierë, mjekë, profesorë. Shpesh u duhet të përplasen me mosbesimin e njerëzve, nga frika e të ndryshmes, vështirësinë e integrimit me një kulturë të ndryshme e cila, në fakt, i lë pas dore. Në 2003 u nënshkrua "International Convention on the Protection of the Rights of all Migrant Workers and Member of their families" (Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Migrues dhe Anëtarëve të familjeve të tyre) që ka përcaktuar standartet minimale të cilave duhet tu përgjigjeshin shtetet që presin flukse emigrantësh me qëllim që të respektohen të drejtat shoqërore. Deri më sot, sipas deklarimeve të OKB-së, kjo konventë shkelet përditë. Në optikën e përmirësimit të shëndetit të të gjithë banorëve të planetit, menaxhimi i flukseve të emigrantëve duhet të jetë një pikë nevralgjike.
Burimi: Migrimi dhe Shëndeti: një marrëdhënie komplekse.
it.news.yahoo.com
Përktheu: Hekuran Koka
[ martedì 31 ottobre 2006 ]
|
|