leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Dekreto fluksi - Hipokrisia nuk do te kete asnjehere fund?

Ndersa burra e gra te "padukshem" humbasin mundesine te kene nje leje qendrimi per shkak te ligjeve te padrejta, qeveria çfare ben? Melting Pot pret nje pergjigje pasi leshoi apelin eper modifikimin e proçedures per shqyrtimin e e kerkesave e leshimin e lejes se punes. Nje pergjigje qe duhet t’i jepet jo redaksise sone por mijra personave, italiani e jo, qe ju intereson praktika e komplikuar e flukseve.

Rruga ligjerore e dekretit te fluksit bis do te arrije ne nje konkluzion ne ditet e ardhshme. Apeli i leshuar nga Melting Pot me kerkesen ndaj qeverise per te thjeshtuar procedurat e leje se punes e per t’u lejuar punetoreve imigrante, qe jane present ne Itali, te mos te kthehen ne menyre klandestine ne vendin e tyre, po pret akoma nje pergjigje nga ministrat qe u kontaktuan.
Nderkohe nje qarkullore e perbashket e ministrise se Brendshme e asaj te Solidaritetit Shoqeror, nisur te marten e kaluar te gjithe Sportelleve Unike, udhezon proçedura me te thjeshta per te shqyrtuar te gjithe kerkesat. Ne fakt shume zyra e kishin praktikuar prej kohesh, pikerisht per te perballuar sasine e madhe te punes.
Nje pergjigje indirekte, per çeshtjen delikate te punetoreve imigrante, “klandestine” qe ishin prezent ne Itali ne momentin e berjes se kerkeses se punesimit nga jashte arrin nga deklaratat e ministrit Ferrero. Gjate dites se peste te dialogut kristian- islamik, ministri theksoi qe imigrantet qe punojne ne Itali ne menyre klandestine, per te marre lejen e qendrimit duhet te kthehen ne vendin e tyre e pastaj te rihyne ne Itali.
Imigrantet jane te detyruar te te kthehen – shpjegoi Ferrero – sepse e parashikon ligji, qeveria mund te mendoje ta ndryshoje, por nuk mund ta shkeli.
Deklarata qe eshte pak te thuash qe lene dyshim...
Ligji – te vjen ta kujtosh – ne gjithe keto vite eshte shkelur, ne radhe te pare nga vete ligjvenesi. Nuk mund te behet sikur s’jane pare mijra punetore imigrante ne radhe para Postave qe kane paraqitur ata vete - per llogari te punedhenesit – kerkesen e punesimit nga jashte.
Nuk mund te behet sikur nuk dihet qe mijra persona qe duhet te dalin si klandestine nga Italia ushqejne mafiet qe shfrytezojne te qenet klandestine, rrezikojne te perzihen e te humbasin lejen e qendrimit, pasi e kane pritur per vite me radhe. Por keto jane vetem disa nga shume kontradiktat.

Pikerisht keto dite jane sinjalizuar disa raste qe deshmojne absurditetin e rreziqeve qe ndeshen per te dale si klandestine nga Italia dhe hipokrisine e nje ligji, si ai i flukseve, qe asnje ligjvenes – as i te majtes as i te djathtes – ka qellim ta modifikoje.

Disa raste shembullore
Nje zonje moldave (nje nga shume “assistentet familjare”), pasi priti per nje vit pergjigjen per kerkesen e paraqitur me fluksin e 2005-s, me ne fund ka mundesi te quhet e rregullt. Shkon ne konsullaten italiane te Bukareshtit, terheq lejen e punes, hyn ne Itali me vize e shkon ne kuesture per te bere kerkesen e lejes se qendrimit.
Praktikisht nje enderr qe realizohet. Pas tre muajsh (!) kuestura nuk i jep te drejten e lejes se qendrimit e leshon vendimin ne baze te te cilit duhet te lere Italine.
Motivi eshte se gjate kontrolleve eshte verifikuar qe zonja per t’u kthyer si klandestine ne Moldavi eshte nisur nga aeroporti i Verones.
Rast tjeter. Javen e kaluar nje punedhenes me asistenten e vet familjare per udhetimin drejt vendlindjes , oper terheqjen e lejes se punes. Asistentja familjare, para punedhenesit qe s’ju besonte syve te vet, ndalohet e perzihet nga Italia. Policet kerkojne falje, por ky eshte ligji...

Traduzione a cura di Adriana Selfo, che ringraziamo.

[ mercoledì 13 dicembre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |