|
||
qytetaria > intervistaE drejta e votes – Anci per pergatitjen e qytetareve emigrante per jeten politike te Enteve LokaleIntervista me Fabio Sturani, Kryetar Bashkie i Ankones, referues i Ancit per emigracionin22 ottobre 2004Ne takimin qe eshte mbajtur ne Rome diten e enjte 7 tetor, Komisioni imigracionit te Anci-it (Shoqata Kombetare e Komunave Italiane) ka votuar nje mocion me ane te te cilit propozon “te gjithe kryetareve te bashkive mundesine per te modifikuar statutin e komunave te tyre ne menyre qe t’u atribojne qytetareve ekstrakomunitare me rezidence stabile ne territorin e tyre te drejten e votes aktive dhe pasive ne zgjedhjet komunale, duke filluar qe nga keshillat e lagjeve deri ne zgjedhjen e keshillit komunal.” Behet fjale per nje sinjal te rendesishem per te ndjekur rrugen me te shpejte e te sigurte per te futur te drejten e votes per qytetaret jo komunitare. Pergjigje – Sipas nesh eshte nje problem i respektimit te personave, mbi te gjitha edhe per zgjerimin e demokracise dhe pjesmarrjes nga poshte. Jemi duke punuar derisa, ne kuadrin e enteve lokale, te mund te votojne, pra te shprehen nepermjet te drejtes se elektoratit aktiv dhe pasiv, edhe emigrantet. Keshtu ka bere keshilli komunal i Xhenoves, duke modifikuar statutin e tij. Ne kete menyre do te individualizohet edhe per komunat e tjera mundesia per te shkuar perpara ne kete rruge, si per rinovimin e keshillit komunal, por edhe per keshillat e lagjeve. P: çfare reagimesh, nese ka patur, ka ngjallur ky mocion? P:: Eshte akoma shpejt. Mocioni do te prezantohet zyrtarisht ne Asamblene Kombetare te Xhenoves, qe do te mbahet nga 3 deri 6 nentorin e ardhshem. Duke qene se ka kaluar ne unanimitet ne Komisionin Imigracion, shpresoj qe te jete nje vullnet i perbashket ne kete drejtim nga ana e te gjitha shoqatave te Komunave. P: Zgjedhja per te propozuar nje mocion te ketij tipi eshte preçize dhe e ndryshme nga ajo e vene ne akt nga qeveria, e gatshme qe te kundershtoj qe ne fillim modifikimin e Xhenoves. P: Eshte nje akt politik i keshillave komunale. I kerkojme Parlamentit qe te aprovoj ne afate te shpejta nje ligj elektoral qe shtrin te drejten e votes per te gjithe qytetaret, ashtu siç shkruan Kushtetuta. Duhet kuptuar se cilet jane me pas qytetaret, koncepti qytetari eshte nje tjeter teme mbi te cilen duhet reflektuar me shume. Ne e kemi çuar perpara jo vetem per faktin qe e konsiderojme nje beteje te drejte, por e konsiderojme te rendesishme per komunitetet lokale prezencen e emigranteve, e cila eshte sinjifikative. Kemi nje mesatare prej 5% te emigranteve qe punojne, qe jetojne ne komunitetet tona, qe paguajne taksat, shfrytezojne sherbimet komunale, pra qe jane te integruar ne kuadrin e administratave tona, ne qytetet tona e nuk shihet perse nuk duhet te shprehin nepermjet votes opinionin e tyre. Besoj qe eshte nje fakt i demokracise. P: Lidhur me takimin e 7 tetorit, Komisioni ka shprehur edhe shqetesimin per hapjen e qendrave te reja te qendrimit te perkohshem, edhe pse bie ne kundershtim me mendimin e Enteve Lokale te territoreve ku duhet te ngrihen. Mund te na flisni per diskutimet? P: Diskutimi lind nga supozimi qe nuk mund t’i imponohet komuniteteve lokale prezenca e ketyre qendrave, pa patur fillimisht pelqimin e tyre. Por mbi te gjitha duhet te reflektohet shume mbi keto qendra, sesi identifikohen emigrantet, cilat jane aktivitetet qe ushtrohen ne brendesi te tyre, çfare te drejtash ju njihen atyre qe mbahen ne keto struktura. Eshte nje debat politik ne nivel nderkombetar. Ne keto momente eshte duke u diskutuar ne Firence mes Ministrave te Brendshem te BE per qendrat e qendrimit jashte, pra ne vendet e origjines. Duhet qe kjo teme te trajtohet me Ministrine se bashku me entet lokale kete prezence ne territor. |
||